VAJZAT PRIZRENASE INTERESOHEN PËR TË DREJTAT E TYRE DHE KOHËZGJATJEN E BURGUT PËR TË MITUR
Të drejtat e fëmijëve, sidomos të femrave si dhe kohëzgjatja e dënimit me burg për të miturit, kanë qenë ndër më kryesoret për të cilat janë interesuar anëtaret e Asamblesë së Fëmijëve të Komunës së Prizrenit.
Në kuadër të ditës së vajzave, ato bënë një vizitë në Gjykatën Themelore të Prizrenit, ndërsa u pritën nga zëdhënësja e saj, Afërdita Kicaj. Me këtë rast, fëmijët u njoftuan me strukturën e gjykatës si dhe me punën e gjyqtarëve brenda departamenteve të ndryshme.
Ndër të tjera, u diskutua edhe mbi të drejtat e femrave me theks të veçantë përfshirjen e tyre në trashëgimi.
Gjatë diskutimit të hapur me fëmijët është diskutuar edhe mbi të drejtat e femrave, me theks të veçantë përfshirjen e tyre në trashëgimi.
Fëmijët patën rastin ta shohin objektin e gjykatës, sallat ku mbahen seancat gjyqësore, ku fëmijët shprehën interesimin e tyre për pjesëmarrje në seancat gjyqësore të hapura për publikun.
Komento