26-04-2024

Pas aksidentit në Landovicë, vdes aktivistja e Vetëvendosjes në Gjakovë

Nita Rexha, aktiviste e Vetëvendosjes nga komuna e Gjakovës ka vdekur, në moshën 24 vjeçare. Ajo kishte pësuar një aksident të rëndë me 14 mars, por nuk mundi t’u mbijetoi plagëve të marra.

Trupi i pajetë i saj do të varroset sot në orën 17:00 në varrezat e Gjakovës.

Policia e Kosovës për rajonin e Prizrenit ka konfirmuar se aksidenti kishte ndodhur më 14 mars, në fshatin Landovicë. Zëdhënësi i Policisë për këtë rajon, Hazir Berisha ka thënë për lajmi.net se e ndjera kishte qenë vetëm në cilësinë e pasagjeres.

“E ndjera ka qenë vetëm në cilësinë e pasagjeres, kurse bëhej fjalë për një vetë-aksident. Sot më informuan se vajza mbrëmë ka ndëruarr jetë”, ka thënë Berisha.

Lajmin për vdekjen e aktivistes së VV-së e kanë bërë të ditur anëtarët tjerë të kësaj partie nëpër rrjete sociale.

E pikëlluar me këtë vdekje është shprehur edhe deputetja e Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci që gjithashtu vjen nga Gjakova.

“E ëmbla jonë Nita Rexha, Na trondite e trishtove pamasë me largimin tënd të hershëm nga kjo botë! E dashur, vetëm fizikisht nuk do të jesh me ne, Do të mbetesh gjithnjë në kujtimet tona më të bukura, secili aktivist do të kujtojë buzëqeshjen, çiltërsinë dhe energjinë tënde pozitive!”, ka shkruar Nagavci në facebook. (Gazeta Express)

Asnjë koment

Komento