Bizneset tona nuk lejohen në panairet e Serbisë me flamur të Kosovës

Bizneset kosovare nuk lejohet të marrin pjesë me flamurin e Kosovës në panairet që mbahen në Serbi, ndërsa 70 bizneset e Serbisë në panairin ndërkombëtarë që po mbahet në Prishtinë kanë marrë pjesë me flamurin e Serbisë, e cila është duke e dëmtuar Kosovën çdo vit me qindra miliona.

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu për KosovaPress ka pranuar se simbolet janë një prej barrierave për bizneset kosovare që të promovohen në Serbi, por beson se është një problem tejkalues.

Në një mënyrë, kryetari Gërxhaliu e ka arsyetuar valëvitjen e flamurit të Serbisë në panair, ngase sipas tij, kjo formë ndodhë çdo ditë në Graçanicë dhe në veri të Mitrovicës. Ai thotë se ka ardhur koha për një sjellje e civilizuar.

Ndërsa, zëvendësministri i Financave në Qeverinë e Kosovës, Hyzer Gashi i cili vie edhe nga bota e biznesit ka thënë se institucionet dhe bizneset e Kosovës duhet të jenë këmbëngulës dhe kërkues që të paraqiten në çdo vend, edhe në Serbi me simbole shtetërore për të qenë serioz në punë dhe identitet.

Zëvendësministri i MF-së ka thënë se janë duke e përmirësuar ambientin e të bërit biznes, politikat fiskale janë duke u reformuar ligjet, të cilat në fakt kanë të bëjnë me lehtësimin e të bërit biznes, sidomos tash e tutje, të gjithë importuesit nuk do të detyrohen që të paguajnë TVSh në kufi, por të paguajnë pasi që ta shesin mallin, siç tha ai, që nënkupton një mundësi për të pasur likuiditet dhe që mos të kenë shtrëngime as financiare./KosovaPress/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *