Inspektorati prizrenas ndalon ndërtimin pa leje të dy objekteve

Në dy raste të ndara janë ndaluar së ndërtuari  dy objekte pa leje në Prizren. Sipas inspektoratit prizrenas, intervenimet kanë ndodhur javën që lamë pas, ndërsa njëri nga objektet ka pasur edhe ndalesë të mëhershme për vazhdim të punimeve, por që nuk i ka përfillur urdhëresat e inspektoratit. “Ndaj këtyre personave janë duke u zhvilluar procedurat ligjore”, thuhet në njoftimin e Komunës së Prizrenit.

Njëri nga objektet është në pjesën e transitit të ri,  ndërsa tjetri objekt, që po ashtu nuk kishte leje është në hyrje të fshatit Reçan. Sipas inspektorëve,  objekti hotelier në ndërtim e sipër, pos mungesës së lejes, bie ndesh edhe me ligjet e Kosovës për ujëra.

Me qëllim të mbrojtjes së shtretërve të lumenjve dhe rrezikut nga përmbytjet, ligji në fuqi thotë se distanca e objekteve të reja pranë lumenjve duhet të jetë më së paku 30 metra larg shtratit i lumit.

Ndryshe,  Drejtoria Komunale e Inspektoratit në Prizren ka paralajmëruar se nuk do të ketë tolerancë ndaj veprimeve të tilla. “Të gjithë ata të cilët tentojnë të veprojnë kundërligjshëm, duke u thirrur pas njerëzve të “fuqishëm”,  do të ndalohen dhe do të përgjigjen para ligjit”,  kanë deklaruar ata.(Gazeta e Prizrenit)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *