23-04-2024

Vajzat U-15 nga Malisheva, nënkampione ballkanike në volejboll

Ekipi i vajzave në volejboll, nga SHMU “17 Shkurti” nga Banja janë shpallur nënkampion në Kampionatin Ballanik të volejbollit për grupmoshat U-15. Këtë e kanë konfirmuar në faqet zyrtare në facebook, Federata e Sportit Shkollor të Kosovës dhe Klubi i Volejbollit “Malisheva”.

 

Ndonëse kjo ishte hera e parë që një ekip nga Malisheva, merr pjesë në këto gara, suksesi nuk ka munguar, falë angazhimit të vajzave dhe trajnerit të ekipit, Liridon Telaku.

 

Vajzat kosovare në finale humbën nga Bosna e Hercegovina, në lojën që u zhvillua në Shkup të Maqedonisë. Ekipi deri në finale ka ardhur pasi ka fituar disa lojëra, ndër të cilat edhe kundër Malit të Zi e Maqedonisë.

 

Pos Maqedonisë nikoqire, pjesëmarrëse në këtë kampionat janë edhe  Shqipëria, Bosnja, Mali i Zi, etj.

 

Pas suksesit  të treguar, krahas shumë urimeve, nënkampionet e Ballkanit, i ka uruar edhe nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha dhe drejtoresha komunale për sport, Besartë Kryeziu-Ramaj.

 

“Sporti në komunën tonë është duke u zhvilluar shumë dhe n këtë vit, sidomos me ekipet në grupmoshat e reja, jemi duke treguar rezultate të jashtëzakonshme. Këto suksese, sot u kurorëzuan me shpalljen nënkampione ballkanike, në volejboll, duke bërë krenar ne si Malishevë, por edhe si Kosovë”, ka thënë nënkryetari Berisha, pas përfundimit të kampionatit ballkanik në volejboll për vajza U-15.

 

Asnjë koment

Comments are closed.