20-04-2024

Dita e Lidhjes

Sot në Prizren shënohet 140-vjetori i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.

Për nder të jubileut të njërës prej ngjarjeve më të rëndësishme kombëtare,  në Kompleksin monumental, por edhe në lokacione të tjera të qytetit organizohen një varg aktivitetesh kulturore  e sportive, shkruan “gazetaeprizrenit.net”.

Organizimet bëhet nga Qeveria e Kosovës në bashkëpunim me atë të Shqipërisë dhe Komunën e Prizrenit. Kjo është Dita e Lidhjes.

Aktivitetet fillojnë që në mëngjes, në orën 9:00 nga Lidhja, ndërsa përfundojnë po ashtu në Kompleksin e LSHP-së, me një kotej në orën 22:30.

Në programin e publikuar parashihen këto aktivitete:

– Në oborrin e Lidhjes së Prizrenit vihet gurthemeli i kompozicionit të shtatoreve të liderëve të Qeverisë së Lidhjes. (Ora 09:00)

– Mbahet seanca solemne e Kuvendit të Kosovës në shënimin e 140 vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. (Kompleksi Monumental i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, ora 10:00)

– Hapja e ekspozitës së buqetave të skulptorëve (ora 10:00)

– Mbahet Akademia solemne për Lidhjen e Prizrenit. (Hapësira e Kompleksit të Lidhjes, ora 11:00)

– Mbahet konferenca për Lidhjen Shqiptare të Prizrenit. (Hotel “Theranda”, Prizren, ora 11:30)

– Organizohet turniri ndërkombëtar i Mundjes nga Klubi i Mundjes Prizreni. (Pallati i Sporteve në Prizren, ora 12:00)

– Mbahet takimi në mes instituteve të Albanologjisë dhe Historisë të Shqipërisë dhe Kosovës. (Prizren, ora 12:00)

– Mbahet takimi në mes të rektorëve të universiteteve publike të Kosovës dhe Shqipërisë. (Prizren, ora 12:30)

– Ministri i Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri  Bytyqi dhe ministrja e Arsimit, Sporteve dhe Rinisë, Lindita  Nikolla, mbajnë konferencë në Hotel “Theranda”, Prizren, ora 12:45).

– Mbahet Konferenca shkencore “140 vjetori i Lidhjes” nga tri institutet e Historisë: Tiranës, Shkupit dhe Prishtinës. (Salla e Kuvendit Komunal të Prizrenit, ora 13:00)

–  Përurimi i librit dhe filmit dokumentar “Syri i shqiponjës” të autorit Ilaz Kadolli. (Qendra e Kulturës ‘Dokukino’ Prizren, ora 13:00)

– Tribunë në Shtëpinë e Kulturës, organizuar nga Lëvizja Vetëvendosje! në Prizren. Tema “Situata gjeopolitike e shqiptarëve – Mbrojtja dhe siguria e tyre” (ora 14:00)

–  Hapet Ekspozita mbarëkombëtare në pikturë. (Hamami i qytetit, ora 15:00)

–  Parada e FSK-së (0ra 17:00)

–  Mbahet Koncerti i Ansamblit Kombëtar “Shota”.  (Sheshi i qytetit të Prizrenit, ora 20:00)

–  Hedhja e fishekzjarreve nga kalaja e qytetit  dhe nis marshi me 140 flakadanë drejt Lidhjes  (ora 21:00 )

–  Performanca “Përjetësia” në Urën e Gurit  (ora 21:30)

–  Koktej tek Sheshi i Lidhjes  (22:30) /gazetaeprizrenit.net/

Asnjë koment

Comments are closed.