Varret e luftës në Krushë të Vogël, në gjendje të mjerueshme, familjarët akuzojnë institucionet (Video)
Në këtë gjendje, pa përkujdesjen e askujt, kanë mbetur varret e martirëve të fshatit Krushë e Vogël të Prizrenit.
Në gjendje më të mirë nuk është as vendi, ku forcat serbe vranë pothuajse të gjithë burrat e këtij fshati, raporton KTV.
Gratë të cilat humbën djemtë dhe burrat e tyre, janë të mllefosura me institucionet, pasi që përveç dhimbjes që nuk kanë mundur t’i gjejnë të gjithë trupat e të afërmve, duhet të përballen edhe me neglizhencën e institucioneve në lidhje me çështjen e varrezave të familjarëve të tyre.
Pavarësisht tentimeve nga ana e qeverisjes së kaluar komunale për të investuar në këtë pjesë, nuk është parë rezultat.
E, në këtë qeverisje thonë se shumë shpejt, në vendin ku u masakruan banorë të atij fshati, do ndërtohet kompleks memorial si dhe do rregullohen varrezat.
Gjatë vitit 1999, forcat serbe vranë e masakruan 113 persona, rreth 45 prej të cilëve janë të varrosur në Krushë të Vogël, e të tjerët janë ende të zhdukur.