Java sjell më shumë foshnja të porsalindura në Prizren

Gjatë javës që po lëmë pas, Prizrenit i janë shtuar edhe 66 banorë. Krahasuar me javët paraprake, në maternitetin e spitalit të përgjithshëm “Prim.Dr.Daut Mustafa” këtë javë kanë lindur,  më shumë foshnja, por shifrat nuk kanë dallime të mëdha,  shkruan “GazetaePrizrenit.net ”.

Një javë më parë në Prizren janë regjistruar 62 të porsalindur. Mbështetur në shënimet e maternitetit del se këtë javë janë regjistruar 4 lindje më shumë.

Sipas udhëheqëses në maternitet, Teuta Gurgushkës, këtë javë numri më i madh i të porsalindurve është i gjinisë femërore, gjithsej 32 vajza apo dy më shumë se sa djem, numri i të cilëve është 34.

Edhe javën e kaluar numri i vajzave ishte më i madh, për tetë sosh.

Gjatë kësaj jave nuk ka pasur asnjë një lindje gemellare (binjak), ndërsa referuar raporteve pothuajse  40 për qind e tyre janë me operacion. /GazetaePrizrenit.net/