Varroset 69 vjeçari nga Semetishti i Suharekës, i cili ndërroi jetë nga koronavirusi

69 vjeçari që ka ndërruar jetë si pasojë e koronavirusit nga Suhareka është varrosur sot. I ndjeri u varros nën përcjelljen e forcave te rendit, njofton Klan Kosova.

Vetëm 4 anëtar të ngushtë të familjes kanë qenë në varrim.

Siç bëhet e ditur në raportin 24 orësh nga QKUK, i ndjeri ishte në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive, dhe kishte gjendje të rëndë shëndetësore pasi kishte edhe probleme kardiake.

Pacienti ishte pranuar në Klinikën Infektive më 10 prill. Ky rast, çon në nëntë, numrin e vdekjeve lidhur me Covid-19 në Kosovë.