19-04-2024

Vazhdon dezinfektimi i hapësirave nw Malishevë

Në kuadër të zbatimit të masave për parandalimin e pandemisë COVID-19, në Komunën e Malishevës, është duke vazhduar dezinfektimi i hapësirave publike.

Përmes një kumtese për media nga komuna, njoftohet se gjatë ditës së sotme, janë dezinfektuar, hapësirat e QKMF-së, parku i qytetit, rrugët dhe hapësirat tjera afër institucioneve.Komuna e Malishevës, masat parandaluese është duke i zbatuar në përpikëri, dhe për zbatimin e tyre është duke u përkujdesur shtabi komunal për menaxhimin e situatës me COVID-19.

“Dezinfektimi i hapësirave publike që është duke u bërë sot, është donacioni i kompanisë së specializuar për Dezinfektim, Dezinsektim, Derratizim dhe Repelim, “Zona Park”, e cila në kuadër të dhënies së kontributit të tyre në këtë situatë, e ka bërë edhe këtë dezinfektim të hapësirave publike, duke e ndihmuar Komunën e Malishevës në zbatimin e masave parandaluese ndaj COVID-19”, thuhet në kumtesë.

Në Malishevë, është vetëm një rast i prekur me koronavirus.

Asnjë koment

Comments are closed.