Vdekja tragjike e Arian Dacit, mbyllet për dy ditë qendra e skijimit në Brezovicë
Lajmi është konfirmuar nga Ilir Morina, kryeshef i Agjencisë për Mbrojtje të Mjedisit në Kosovë.
Ai ka thënë se mbyllja do të bëhet si shkak i hetimeve të tragjedisë.
“E gjithë qendra do të mbyllet për dy ditë si pasojë e ngjarjes dhe hetimeve që do të zhvillohet për rastin. Agjencia e Mjedisit ka paralajmëruar mbrëmë se gjendja është shumë e vështirë si pasojë e reshjeve shumë të mëdha dhe s’ka qenë e mundur të pastrohen as rrugët e as pista në Qendër”, ka thënë Morina.
Ai po ashtu u ka shprehur ngushëllime familjarëve të Dacit për humbjen tragjike të djalit të tyre.
Ndërkohë, trupi i pajetë i Arian Dacit është bartur në IML për obduksion /Lajmi.net/