Policia në Prizren ka raportuar për një rast të vdekjes së dyshimtë në fshatin fshatin Mazrrek të Prizrenit, ndërsa bëhet fjalë për një femër, shkruan “GazetaePrizrenit.net”.
Sipas policisë, në emergjencën e spitalit rajonal mbrëmë është sjellë trupi i pajetë i viktimës femër,që fillimisht ishte raportuar si e zhdukur, por më vonë është gjetur nga fqinji i saj, në afërsi të shtëpisë.
Me vendim të prokurorit trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion.
Policia nuk ka dhënë hollësi të tjera për identitetin e as moshën e viktimës, apo nëse ajo ka pasur shenja dhune. /GazetaePrizrenit.net/.