Një person gjatë ditës së djeshme ishte dërguar në spitalin rajonal të Prizrenit pa shenja jete.
Policia, përmes raportit 24 orësh ka bërë të ditur se vdekjen e tij e ka konstatuar mjeku.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore.
Ndërsa, me urdhër të prokurorit viktima është dërguar në IML për obduksion, derisa rasti vazhdon të hetohet./FO