Djaloshi që u lëndua rëndë nga shpërthimi i fishekzjarrëve në Prizren, natën e Vitit të Ri, nuk ka arritur t’iu bëjë ballë plagëve dhe sot ndërroi jetë.
25-vjeçari Abdurrahman Memaj ishte transferuar në Turqi për trajtim mjekësor, por fatkeqësisht nuk mbijetoi.
Lajmin e ka bërë të ditur për Sinjalin edhe Policia Rajonale në Prizren.
“Sot me datë 20.01.2025, rreth orës 11:00 Sektori Rajonal I Hetimeve nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren, nga një I afërm I familjes ështe informuar se viktima e rastit “Shkaktim I rrezikut të përgjithshëm” të ndodhur në Prizren me datë 31.12.2024 ( shpërthimi I fishekzjarrev), si pasoj e lëndimeve të marra sot ka vdekur.”