23-11-2024

Vdes 54 vjeçarja nga Suhareka, dyshohet se burri e hodhi nga vetura

Zëdhënësi i Policisë se Kosovës në Suharekë, Vesel Gashi, ka treguar që dyshimet janë se viktima është lënduar përderisa ka qenë duke udhëtuar me makinë me bashkëshortin.

Sipas tij, dyshimet e para janë që pjesa me e madhe e lëndimeve i janë shkaktuar në zonën e kokës.

“Bashkëshorti është në mbajtje që nga 31 maji, ndërsa viktima ka qenë e shtrirë për trajtim në QKUK. Me urdhër të prokurorit trupi dërgohet për autopsi”, ka thënë Gashi për Kohën Ditore.

Ai nuk ka komentuar informatat e gazetës se gruaja është hedhur në rrugë nga bashkëshorti, përderisa vetura ishte në lëvizje.

Sipas tij, këto informata do të hetohen e konfirmohen në fazat me të vonshme të hetimeve.

Asnjë koment

Comments are closed.