Vdes 74-vjeçarja me Covid 19 nga Rahoveci
Një paciente e moshës 74-vjecare ka ndërruar jetë në Klinikën Infektive të QKUK’së, si pasojë e infektimit me Covid-19. Numri i të vdekurve në vend si pasojë e koronavirusit ka shkuar në 34.
Lajmin për vdekjen e kësaj pacienteje e ka bërë te ditur Klinika Infektive e QKUK-së. Ata kanë theksuar se ajo kishte pasur edhe sëmundje të tjera shoqëruese.
Klinika Infektive e QKUK-së ka bërë të ditur se sot më 16. 06. 2020 në Mjekimin Intensiv të kësaj klinike ka vdekur pacientja N. D. (1946) nga Komuna e Rahovecit.
Ajo ishte pranuar në Klinikën Infektive më 5 qershor dhe përveç infeksionit me Covid -19 kishte edhe sëmundje të tjera shoqëruese.
Në Klinikën Infektive sot janë të hospitalizuar 58 pacientë.
Prej tyre, të sëmurë me Covid 19 janë gjithsej 53 pacientë.
Nga 53 pacientët e infektuar me Covid 19:
· 33 raste janë në gjendje stabile;
· 20 pacientë janë duke u trajtuar me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive, prej të cilëve një rast në gjendje të rëndë është duke u trajtuar në Repartin e Mjekimit Intensiv të Klinikës Infektive.
Në pritje të rezultateve janë 3 pacientë, ndërsa 1 pacient i cili rezultoi negativ në testimet e fundit për Covid- 19 vazhdon trajtimin në klinikë.
Sot lirohet nga klinika një paciente e shëruar nga infeksioni me Covid- 19.