21-03-2025

Vdes futbollisti i Bayern Munich si pasojë e lëndimit në kokë

Ylli kinez Guo Jiaxuan ka vdekur, pas një incidenti gjatë një seance stërvitore në Madrid muajin e kaluar. Një lojë stërvitore ishte organizuar mes Shoqatës së Futbollit të Pekinit dhe skuadrës spanjolle RC Alcobendas.

Pasi u përplas me një lojtar tjetër gjatë seancës stërvitore, 18-vjeçari Jiaxuan u rrëzua pa ndjenja dhe u dërgua me urgjencë në spital për trajtim të menjëhershëm, përpara se të kthehej në Kinë shtatë ditë më vonë.

Jiaxuan, i cili kishte luajtur për skuadrën e Superligës kineze Beijing Guoan që kur ishte 13 vjeç, kishte qenë pjesë e skuadrës botërore të Bayern Munich dhe përfaqësonte vendin e tij në grupmoshat 17-vjeçare.

Teksa ishte në spital, mjekët deklaruan se futbollistit i kishte vdekur truri, por që e mbajtën në makineri.

Lidhur me vdekjen e Jiaxuan ka reaguar edhe klubi i Bayern Munich.

“FC Bayern është në zi për ndarjen nga jeta të Guo Jiaxuan, ish-lojtarit të skuadrës botërore, i cili ka vdekur në moshën 18-vjeçare në vendlindjen e tij, në Kinë. Ai pësoi dëmtim të rëndë në kokë pas një aksidenti tragjik gjatë një ndeshje stërvitore në Spanjë më 6 shkurt. Ngushëllimet e klubit janë për familjen dhe miqtë e tij”

Asnjë koment

Comments are closed.