Vdes në QKUK një i burgosur i Dubravës
Një i burgosur, i cili ka qenë duke vujatur dënimin në Qendrën Korrektuese në Dubravë, ka ndërruar jetë në QKUK.
Viktima ishte dërguar në QKUK për shkak të gjendjes shëndetësore.
Policia njofton se viktima ndërroi jetë dje, rreth orës 17:21.
“Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me urdhër të së cilit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion” thuhet në njoftimin e policisë.