Vdes një 22 vjeçar në një vetaksident në Dragash
Një djalosh 22 vjeçar ka vdekur sot, si pasojë e një vetaksidenti në Dragash, raporton Gazeta e Prizrenit.
Rasti ka ndodhur sot në mëngjes në kilometrin e dytë të rrugës Dragash-Radesh.
Zyrtari me medie për Rajonin e Prizrenit në kuadër të Policisë, Shaqir Bytyçi, konfirmoi se rreth orës 08:20, policia ka pranuar informatën se në QKMF -Dragash është një person i cili ka pësuar vetaksident trafiku me veturë, në rrugen Dragash-Radesh.
“Njësitet policore kanë dalë në vendgjarje, po ashtu mjeku kujdestar e ka konfirmuar vdekjen e viktimës, E. R. i lindur me 08.09.2001 dhe i njëjti gjendet në QKMF Dragash”, ka thënë ai për portalin Gazeta e Prizrenit.
Policia Rrugore është duke u marr me rastin dhe prokurori kujdestar është informuar gjithashtu.
Sipas Policisë, dyshohet se shkak është mospërshtatja e shpejtësisë me kushtet e rrugës./GazetaePrizrenit.net