25-11-2024

Vdes një 51 vjeçar me Covid-19 në Prizren, 22 të infektuar

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.595 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 562 raste pozitive.

Brenda 24 orëve janë raportuar 13 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Në mesin e tyre është edhe një 51 vjeçar nga komuna e Prizrenit dhe në Rahovec 1 rast ( 77 vjeç).

Në Prizren, ndërkaq dje është njoftuar edhe për një rast tjetër të moshës 47 vjeçare të vdekur, pasi ishte i infektuar me COVID-19, raporton Gazeta e Prizrenit.

Rastet tjera te vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 3 raste (83, 77, 68 vjeç), Mitrovicë 2 raste (77, 60 vjeç), Viti 1 rast ( 60 vjeç), Klinë 1 rast (75 vjeç), Obiliq 1 rast (76 vjeç), Kamenicë 1 rast (72 vjeç), Gjakovë 1 rast (85 vjeç), Vushtrri 1 rast (64 vjeç),

Numri total i rasteve pozitive është 45.004 raste nga 158.577 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.161 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 761 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 31.802 raste, kurse numri i rasteve aktive është 12.041.
Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 223 raste, Podujevë 47 raste, Mitrovicë 39 raste, Pejë 33 raste, Gjakovë 28 raste, Fushë-Kosovë 27 raste, Lipjan 22 raste, Prizren 22 raste, Istog 16 raste, Vushtrri 13 raste, Suharekë 12 raste, Drenas 11 raste, Obiliq 11 raste, Klinë 9 raste, Malishevë 9 raste, Ferizaj 7 raste, Deçan 6 raste, Rahovec 6 raste, Skenderaj 5 raste, Dragash 3 raste, Shtime 3 raste, Gjilan 2 raste, Zveçan 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Graçanicë, Junik, Kamenicë, Kaçanik, Viti dhe Zubin-Potok./GazetaePrizrenit.net

Asnjë koment

Comments are closed.