Vdes një nga mësuesit e parë në Has, Malë Sylmetaj

Sot, në moshën 88 vjeçare ka ndërruar jetë, Malë Bajram Sylemtaj, njëri nga mësuesit e gjeneratave të para të mësuesve në Has, transmeton “Gazeta e Prizrenit”.

Ai u lind në vitin 1932 në fshatin Gërqinë, ndërsa punoi në disa fshatra të rajonit të Hasit, si në Kushnin, Demjan, etj.

Mësuesin Malë e e karakterizonte një angazhim në arsimimin e popullatës, duke punuar me shumë dashuri, përkushtim dhe sakrificë, që nga ditët e para të punës.

Pos nga familjarët, ai do të kujtohet nga gjenerata të shumta të ish-nxënësve të tij, prej të cilëve disa kuadro të dëshmuara.

Varrimi i tij do të bëhet nesër, me 04. 11. 2020, nga ora 14:00, në vendlindjen e tij . /GazetaePrizrenit.net/