26-04-2024

Vdes një person me Covid në Prizren

Gjatë 24 orëve të fundit është raportuar për një rast të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv në Spitalin e Përgjithshëm në Prizren, transmeton Gazeta e Prizrenit.

Në njoftimin e IKShP-së nuk jepen të dhëna të tjera.

Numri total i rasteve pozitive është 18.626 raste nga 90.040 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 673 raste të vdekjes.

Ndërkaq, sot janë raportuar 20 raste të të infektuarve me Covid nga komuna e Prizrenit.

Lexo edhe:

Skandalet në arsimin prizrenas, ish-zv.drejtorët e shkollave marrin paga pa punuar

Asnjë koment

Comments are closed.