07-10-2024

Vdes personi i aksidentuar në Vlashnjë të Prizrenit

Në fshatin Vlashnjë, Komuna e Prizrenit, më 10 korrik kishte ndodhur një aksident trafiku mes të dy veturave të udhëtarëve, me targa vendore dhe një motoçiklete, pa targa, me vozitës meshkuj, të gjithë shqiptarë të Kosovës.

Si pasojë e aksidentit, lëndime të rënda trupore dhe sipas mjekut në rrezik për jetën, kanë qenë drejtuesi dhe pasagjeri i motoçikletës, raporton Koha.net.

E në raportin e sotëm 24 orësh të PK-së, njoftohet se njëri nga dy të lënduarit ka ndërruar jetë.

Trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Kurse, me vendim të prokurorit, i dyshuari është arrestuar ku pas intervistimit është dërguar në qendrën e mbajtjes.

Asnjë koment

Comments are closed.