Vdes prizrenasi i aksidentuar në afërsi të Fushë Krujës në Shqipëri
Ka vdekur sot, prizrenasi i cili është aksidentuar para pesë ditësh, në aksidentin fatal që ndodhi te kthesa e Rinasit në drejtim të Fushë Krujës, ku si pasojë pati humbur jetën i riu nga Lipjani, Gëzim Rizani.
Nga plagët e marra sot nga familjarët u njoftua për vdekjen e Dardan Hoxhajt, raporton Gazeta e Prizrenit.
Ai ndërroi jetë në spital në moshën 42-vjeçare.
Lajmin e hidhur e kanë bërë të ditur familjarët, përmes njoftimeve në rrjete sociale.
“Të nderuar familjarë, miq e dashamirë, me dhembje të madhe dhe pikëllim të thellë ju njoftojmë se me datë 20.01.2024 në moshen 42 vjeqar vdiqën djali axhës,
Dardan (Sadik )Hoxhaj pas aksidentit që bëri me 15.01.2024 në Shqiperi .
Për shkaqe të procedurave të mjeksis ligjore në Shqiperi , varrimi do të bëhet me datën 21.01.2024 me drek në Vlashnje”, thuhet në njoftimin mortor.