Vdiq ish-kryetari i KF “Liria” të Prizrenit
Sot pasdite, ka ndërruar jetë ish- kryetari i KF “Liria” të Prizrenit, Agim Bytyçi.
Njoftimi i KF “Liria” në Prizren
Sot në Prizren, në orët e para të pasdites, në moshën 76-të vjeçare, ka ndërruar jetë Agim Bytyqi.
I ndjeri ka qenë ndër vite, kryetar shumë vjeçar i KF Liria.
Ishte kryetar i parë i Federatës së Futbollit të Kosovës, pas pavarësimit të tij nga korriku i vitit 1991.
Ai, i priu armatës së madhe të futbollit në atë kohë tepër sfiduese.
Me punën, përkushtimin dhe vendosmërinë prej patrioti të madh, do të mbetet si një nga figurat më të ndritura në historinë e re të Kosovës.
Roli i tij në futbollin e Kosovës, mbetet i pakrahasueshëm me asnjë tjetër.
Krenar që e pati Liria, Prizreni dhe Kosova një vigan të tillë.
Me këtë rast, KF Liria shprehë ngushëllimet më të thella për familjen, miqtë e shumtë të të ndjerit, FFK- n, komunitetin sportiv prizrenas dhe ate kosovar.
Ta kujtojmë me respektë figurën dhe veprimtarinë e të ndjerit, Agim Bytyqi !
Me dhimbje dhe respekt, të pa fund.
KF Liria