18-04-2024

Vedat Muriqi, blerja më e shtrenjtë e Igli Tares

Meritat më të mëdha për transferimin e Muriqit te Lazio i ka drejtori shqiptar i kësaj skuadre, Igli Tare.

Madje blerja e Muriqit, do të jetë më e shtrenjta që nga koha kur Tare është drejtor i Lazios.

Deri sot, Joaquin Correa ishte blerja më e kushtueshme e Tares pasi që 15.3 milionë euro i kishte kushtuar Lazios blerja e sulmuesit nga Sevilla.

Muriqi do të thyejë rekorden e Tares në shpenzime me vlerë prej 20 milionë eurosh.

Blerja e tretë më e shtrenjt e Tares do të mbetet transferimi i Lazzarit nga Spal për 13.7 milionë euro.

 

 

 

Asnjë koment

Comments are closed.