26-04-2024

Haskuka ndan mirënjohje për veteranet e luftës, njëra thotë se ka pritur të shoh më shumë bashkëluftëtare

Kryetari i Komunë së Prizrenit, Mytaher Haaskuka, në kontekstin e shënimit të 15 Shtatorit-Ditës së Dëshmorëve të Komunës së Prizrenit, ka ndarë mirënjohje për gratë veterane të UÇK-së në Prizren, derisa veterania Ramize Sinanaj, para të pranishmëve ka thënë se ka pritur të shoh më shumë shoqe të luftës, transmeton Gazeta e Prizrenit.

Në ceremoninë e mbajtur, Haskuka ka thënë se në këtë ditë dëshiron të nderojë edhe gratë, pasi ato jo vetëm në luftë, por edhe në jetën e përditshme, pos roleve në funksione kanë edhe atë të nënës.

“Për dallim nga burrat, gratë edhe kur janë në detyra tjera zyrtare janë më të fokusuara edhe në kryerjen e punëve të shtëpisë”, tha ndër tjera ai.

Me këtë rast mirënjohje janë ndarë disa mirënjohje, përfshirë edhe disa post-moturm.

Nga veteranet ka folur Ramize Sinanaj, e cila tha se ka menduar se do t’i takoj shumë bashkëluftëtare të saj,  por aktualisht nuk i di arsyet se pse ato nuk janë pjesëmarrëse.

Lexo edhe :

Komuna e Prizrenit del keq sa i përket Perfomancës (Dokument)

“Çdo femër ndihet e suksesshme, kur ka në krah bashkëshortet e tyre. Ne jemi këtu së bashkë për ta ndërtuar të ardhmen, ndërsa femrat kanë vetëm dy dashuri, atë të nënës dhe të atdheut”, tha ndër tjera ajo.

15 shtatori përkon me shënimin e Ditës së Dëshmorëve të komunës së Prizrenit.

Në kontekstin e shënimit të kësaj dite, të martën janë mbajtur edhe disa aktivitete, të organizuara nga dega e OVL të UÇK-së dhe shoqatat e dala nga lufta në bashkëpunim me kryetarin Haskuka, si homazhet në varrezat e dëshmorëve në Landovicë dhe tek e shtatoret e heronjve, ndërsa në Malësi të Re është përuruar rifillimi i ndërtimit të kompleksit kushtuar heroit, Besim Ndreca.

15 shtatori përkon me rivarrimin e të gjithë dëshmorëve të kombit, nga vendi i rënies heroike në një vend të përbashkët në Landovicë të Prizrenit, në vitin 1999, shkruan “Gazeta e Prizrenit”.

Nga viti 2009, me një vendim të organit më të lartë lokal, Kuvendit Komunal të Prizrenit, 15 shtatori është caktuar si “Dita e dëshmorëve të kombit” të komunës së Prizrenit. /Gazeta e Prizrenit/

Lexo edhe :

Reagon “Ec-i” : Komuna e Prizrenit investon pa kritere profesionale në Nënkala

Asnjë koment

Comments are closed.