Vëllai 15-vjeçar që dje u plagos, sot bart kufomën e motrës së vrarë
Në ceremoninë e varrimit të 21 vjeçares që u vra dje nga ish-bashkëshorti brenda Qendrës për Punë Sociale në Ferizaj janë parë një numër i madh njerëzish.
Aty pa dyshim është edhe vëllai 15-vjeçar, i cili përfundoi i plagosur dje nga incidenti në Qendrën për Punë Sociale.
Me dorën e plagosur lidhur, ai me familjarë të tjerë u panë duke bartur tashmë të ndjerën për në banesën e fundit./ Gazeta Sinjali