25-11-2024

Vendbanimet e sotme të rajonit të Prizrenit me rastet e Covid-19, në Vlashnje 5 të infektuar

Për dallim nga dita paraprake, sot është raportuar për rritje të rasteve të prekura nga Covid-19.

Referuar shënimeve nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, sot 5 raste kanë rezultuar pozitiv në fshatin Vlashnje të Prizrenit. Në këtë rast nuk dihet nëse bëhet fjalë për persona brenda një familje apo më gjerë, transmeton Gazeta e Prizrenit.

Në nivel të Kosovës ka qenë 1 rast, ndërsa në Prizren 17 raste më shumë, pasi dje ishin vetëm 5 të infektuar.

Brenda 24 orëve në rajonin e Prizrenit është raportuar një rasti i vdekjes, një 51 vjeçar. Në Rahovec është 1 rast ( 77 vjeç).

Gjatë 24 orëve të fundit  janë testuar gjithsej 1. 595 mostra, prej të cilëve rezultuan 562 raste pozitive.

Sa i përket Prizrenit, 16 të infektuar janë nga qyteti, 5 në Vlashnje dhe një në Atmaxhë, transmeton Gazeta e Prizrenit.

Të infektuar ka edhe nga komunat e rajonit përreth, siç edhe shihet në tabelë:

No photo description available.

Asnjë koment

Comments are closed.