Vendet ku agjërimi do të zgjasë deri në 22 orë
Myslimanët që jetojnë në qytetin Kiruna, në veri të Suedisë, do të agjërojnë rreth 20 deri në 22 orë gjatë Ramazanit këtë vit.
Sipas kalendarit të Kryesisë së Çështjeve Fetare (Dijanet), myslimanët në qytetin Kiruna ditën e parë të muajit ramazan do të agjërojnë 19 orë e 53 minuta, ndërsa në ditën e fundit, 13 qershor, 21 orë e 58 minuta, raporton AA.
Po ashtu, edhe myslimanët në qytetin Tromso të Norvegjisë ditën e parë do të agjërojnë 19 orë e 50 minuta dhe në ditën e fundit 21 orë e 59 minuta.
Ndërkohë, në kryeqytetin e Islandës, Rejkjavik, myslimanët do të jenë agjerueshëm 19 orë e 11 minuta ditën e parë dhe 21 orë e 48 minuta në ditën e fundit të muajit ramazan.
Cihat Kullay, drejtuesi i xhamisë Fittja Ulu në Stokholm, për AA tha se “Për shkak se muaji i Ramazanit këtë vit fillon në mesin e muajit maj, myslimanët në kryeqytetin e Suedisë, Stokholm, në kryeqytetin e Finlandës, Helsinki, dhe në kryeqytetin e Danimarkës, Kopenhagë, fillimisht do të agjërojnë 19 orë, kohë kjo e cila në fund të muajit Ramazan do të arrijë deri në 22 orë”. gazetaexpress/