16-06-2021

Vendoset për mbajtjen e maturave, caktohet data e përfundimit të këtij viti shkollor

Pas shumë ditëve përpjekje e angazhim nga akter të ndryshëm komunal dhe të organizatës që përfaqëson të gjitha komunat e Kosovës, Asociacioni i Komunave të Kosovës, është vendosur të lejohet mbajtja e maturave për nxënësit e gjimnazeve dhe ata të klasave të nënta.

Siç merr vesh IndeksOnline, pas takimit të kolegjiumit të arsimit me kryetarët e komunave dhe me ministren e Arsimit, Arberie Nagavci, është vendosur që nga 26 qershori të nis organizmi i këtyre mbrëmjeve.

Ndërsa po ashtu burime brenda Asociacionit të Komunave të Kosovës, kanë bërë të ditur për IndeksOnline se është vendosur që edhe ky vit shkollor të përfundoj më 2 korrik./IndeksOnline

Asnjë koment

Comments are closed.