Vendoset se kush mbetet në Superligën e Kosovës e kush në Ligën e Parë
Feronikeli 74 ka siguruar pjesëmarrjen në Superligë për edicionin 2024-25.
Skuadra nga Drenasi ka mposhtur skuadrën e Prishtinës së Re me rezultat minimal 1-0.
Heroi i Feronikelit ishte sulmuesi, Alban Shillova, i cili realizoi në kohën shtesë për t’i dhënë fitoren skuadrës së tij dhe siguruar pjesëmarrjen në Superligë edhe për një sezon tjetër.
Kësisoj, Prishtina e Re mbetet në Ligën e Parë. /GSP