24-12-2024

Veprimtari i hershëm, Xhemshit Krasniqi synon Parlamentin për një përfaqësim sa më dinjitoz

Njeriu i veprimeve kombëtare, Xhemshit Krasniqi e ka nisur aktivitetin në kohërat më të vështira të vendit. Me një histori të jashtëzakonshme e përkushtim të palëkundur, që nga mosha e re sakrifikoi veten e familjen, duke u përballuar me bastisje të shpeshta, e arrestime. Ish komandanti në luftën e UÇK-së, kësaj radhe nisi një rrugëtim të ri, duke i hyrë garës për deputet nga radhët e PDK-së.

Ai është njëri nga udhëheqësit e parë të lëvizjeve kombëtare që nga fillimi i viteve 80-ta në rrethinën e Prizrenit, i guximshëm  dhe i  përkushtuar.

Pse duhet të votoni për Xhemshit Krasniqin?

Ai përfaqëson vlera të larta të një veprimtari të pandalur me shpirt e zemër, për të mirën kombëtare.

“Vendi ka edhe shumë punë për të bërë, që të dëshmojmë se me dekada u angazhuam e punuam për një Kosovë demokratike qytetare, të orientuar drejt vlerave moderne demokratike. Të jesh në listën kandiduese të PDK-së, është mision atdhetar”, shprehet ai.

Kandidimi i tij është vlerësuar nga bashkëveprimtarët si një dëshmi se PDK është në rrugën e duhur të shtet-ndërtimit dhe të jetësimit të idealeve, ndërsa përbërjes së ardhshme parlamentare i duhet vigjilencë, njerëz të vendosur, e mbi të gjitha të dëshmuar.

Xhemshit Krasniqi gjithmonë e ka vënë Kosovën mbi gjithçka. Nuk heziton ta thotë të vërtetën dhe mbrojë interesat e bashkëluftëtarëve, të veprimtarëve kombëtarë dhe të qytetarëve, me dinjitet e integritet.

Ishte eprorë i TMK-së.

Ish-eprori i UÇK-së edhe në misionin e ri, shprehet optimistë se duke bashkëbiseduar e debatuar me qytetarët e nderuar,  do të ndërtohen shtigje të sigurta të rrugëtimit të Kosovës sonë, drejt zhvillimit, forcimit, konsolidimit dhe kompletimit të një shteti sa më fortë.

Në këto momente që e gërshetojnë atë dhe popullin e Kosovës, si dhe orientimin drejt të ardhmes, Krasniqi ka përkrahjen e strukturave të nivelit qendror e lokal.

“Ju zotohem që përkrahjen tuaj do ta ushtroj për të përfaqësuar diversitetin tonë në bindje e mendim në Kuvendin e Kosovës, duke e fuqizuar zërin përfaqësues të Prizrenit, në organin vendimmarrës. Mbi të gjitha një përfaqësim të qytetit të historisë e kulturës e kemi detyrë për qytetarët, por edhe obligim ndaj dy miqve e bashkëluftëtarëve të mi, ish-Presidentit Hashim Thaçi dhe ish-kryeparlamentarit Kadri Veseli.

Xhemshit Krasniqi gëzon një respekt tek shokët, bashkëluftëtarët, të rinjtë dhe tek të moshuarit. Ai gëzon popullarit dhe meriton mbështetjen tuaj për ta vazhduar misionin e shenjtë për një Kosovë sa më të fortë e më të bashkuar, të inkuadruar në struktura euro-atlantike.

Pretendenti optimist se do të ngadhënjejë edhe në betejën politike, garanton se do të jetë një urë lidhëse në mes të bashkëluftëtarëve e qytetarëve dhe Kuvendit të Kosovës.

Mund të jetë një imazh i 1 person dhe teksti

Artikull i sponsorizuar

Asnjë koment

Comments are closed.