03-12-2024

Vërmicë/ Prizren: Sveçla e Balla në pikën kufitare, përcjellin zbatimin e marrëveshjes për heqjen e kontrollit kufitar

Balla tha se banorët e të dyja vendeve janë përfituesit pa i dalluar shqiptarët e Shqipërisë dhe të njëjtit sugjeroi që të vizitojnë më shpesh Kosovën.

“Kosovarët të vijnë jo vetëm në fundjavë, por kur të duan për të parë lehtësimin për kalimin në pikën kufitare”, tha ai.

Ndërsa, ministri Sveçla, për 25 vjetorin e Ditës së Çlirimit, bëri një falënderim për banorët e Kukësit, të cilët kanë ndihmuar popullin e Kosovës gjatë luftës.

“Janë dy hapa për t’i dalë zot obligimeve tonë ndaj qytetarëve të vendit, hapa të tillë ne do vazhdojmë t’i ndërmarrim në vazhdimësi”, tha Sveçla.

Ndryshe, Autoritetet kufitare të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë po vazhdojnë së zbatuari marrëveshjen për heqjen e kontrollit kufitar për shtetasit e të dyja vendeve dhe vizita e sotme në Vërmicë kishte për qëllim pasqyrimin e avancimit të realizimit të kësaj marrëveshje.

 

Asnjë koment

Comments are closed.