25-04-2024

Vërshimet e bëjnë copë asfaltin në Malishevë

Komuna e Malishevës ka njoftuar se shkaku i reshjeve të shumta të shiut dhe vërshimeve, rruga që lidh fshatin Rud të Malishevës me fshatin Sferkë të Klinës, është dëmtuar rëndë dhe është tërësisht e pakalueshme.

Në fotografitë e dërguara nga komuna, shihet se si rruga është këputur dhe asfalti është larguar në tërësi.

“Si pasojë e reshjeve të shumta dhe vërshimeve, rruga që lidh fshatin Rud të Malishevës me fshatin Sferkë të Klinës, është dëmtuar rëndë dhe është tërësisht e pakalueshme, pasi rruga është këputur dhe asfalti është larguar në tërësi. Luten të gjithë ata që synojnë të kalojnë nëpër atë rrugë, të mos udhëtojnë në atë pjesë, por të shfrytëzojnë rrugët të tjera alternave”, thuhet në njoftimin e komunës.

Asnjë koment

Comments are closed.