29-04-2024

Vërshimet, takohet urgjentisht ekzekutivit lokal i Suharekës

Situata e krijuar pas vërshimeve në Suharekë, ka bërë që sot në mëngjes të takohet urgjentisht qeveria lokale për të shikuar mundësitë për tejkalimin e gjendjes, transmeton “GazetaePrizrenit.net”.

Në kumtesën e komunës, thuhet se që në orën 8:00, kryetari Bali Muharremaj ka ftuar në takim urgjent drejtorët e drejtorive komunale.

Me këtë rast ka dhënë raport secili nga drejtorët për sektorin e tyre me rastin e vërshimeve të djeshme, që ndodhën në komunën e Suharekës.

Kryetari ka kërkuar nga të gjithë të jenë në dispozicion të kërkesave të qytetarëve dhe të vazhdojnë të jenë në terren për të parë nga afër situatën dhe të angazhohen që ta bëjnë sanimin e gjendjes sa më shpejt.

Në anën tjetër, Kompania Regjionale për Mbeturina “Eko Regjioni” nga Suhareka, në orët e hershme të mëngjesit ka filluar punën për pastrimin e mbeturinave që kanë sjellë ujërat e shiut, që ra një natë më herët. Kjo

Njoftohet se kjo kompani po pastron fillimisht rrugën kryesore të qytetit për të vazhduar më pastaj edhe rrugët tjera lokale, aty ku ka nevojë. /GazetaePrizrenit.net/.

 

 

 

Asnjë koment

Comments are closed.