18-04-2024

Veseli-kriminelëve serbë: Do t’iu zëmë, do t’iu vendosim në pranga

Në Takimin Gjithëpërfshirës për Lansimin e Themelimit të Tribunalit për Krimet e Serbisë në Kosovë, Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli ka thënë se Gjykata për Dënimin e krimeve serbe do të ndodhë pa asnjë dyshim, raporton “Zeri.info”.

Veseli në deklaratën e tij tha se qëllimi i krijimit të kësaj gjykate është më se i qartë.

“Qëllimi ynë është i qartë dhe i drejtë. Iniciativa për një gjykatë ndërkombëtare, e cila do të gjykojë dhe dënojë krimet e Serbisë të kryera në Kosovë”, deklaroi ai.

Pa pranimin e fajit nga ana e Serbisë sipas Veselit nuk mund të ketë paqe dhe fqinjësi mes dy vendeve.

“Për skeptikët dhe kundërshtarët e kësaj ideje dua të them që pa pranim të fajit për këto krime është vështirë të arrihet paqja dhe një fqinjësi e mirë.

Kosova ka marrë dhe do të marrë të gjitha obligimet mbi vete”, potencoi ai.

Krimet e kryera në Kosovë nga serbët sipas Veselit arrijnë përmasat e gjenocidit.

“Një Gjykatë Ndërkombëtare e cila do të gjykojë dhe dënojë krimet e Serbisë gjatë luftës në Kosovë, këto krime që arrijnë përmasat e gjenocidit, janë qindra masakra, mijëra femra të  dhunuara dhe 1 milion shqiptarë të dëbuar”, shtoi ai.

Ndaj, Veseli ka dhënë një mesazh për gjithë serbët që kanë kryer krime gjatë luftës në Kosovë.

“Kjo gjykatë është e domosdoshme, me angazhimin tonë do ta bëjmë të pashmangshme këtë gjykatë.

Kjo drejtësi do të ndodh, Serbia do të përgjigjet për viktimat. Një mesazh për mohuesit e viktimave qyqare që sot enden të lirë në Serbi, do t’iu zëmë të gjithëve, do t’iu vëmë në pranga. Keni kryer krime se keni qenë qyqarë, do të na keni mbrapa edhe në gjumë”, potencoi ai.

Me këtë rast, edhe përfaqësuesi i shoqatës së të pagjeturve, Bajram Çerkini, ka kërkuar që drejtësia të vihet në vend./Zëri

Asnjë koment

Comments are closed.