22-11-2024

Veseli premton Universitet të Teknologjisë së Informacionit

Është promovuar programi për financimin e Organizatave Jo-Qeveritare dhe Parkut të Inovacionit dhe Trajnimit në Prizren.

Aty u tha se Kosova ka rini inovatore me shumë ide dhe energji për punë dhe u premtua Universiteti i Teknologjisë së Informacionit.

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ka thënë se fusha e teknologjisë informative dhe investimi në inovacione dhe ndërmarrësi  do të bëhet prioritet dhe fokus i zhvillimit ekonomik në Republikën e Kosovës, për të cilin qëllim ai tha se ka projektuar dhe shtyrë përpara themelimin e Ministrisë së Inovacionit.

Ai i inkurajoi të gjithë të rinjtë e regjionit të Prizrenit por edhe gjitha qyteteve tjera që të aplikojnë me idetë e tyre për të marrë mbështetje nga Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë.

Ndërsa ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj tha Qeveria duhet bërë Ligje të vlefshme dhe të mos bëhen pengesë e ndërmarrësve.

Në ngjarjen “Think Future – Prizren” premtuan se vitin e ardhshëm do të dyfishohen këto fonde, në mënyrë që të rinjtë e Kosovës me ide inovatore të realizojnë idetë dhe projektet e tyre, përmes të cilave do të krijohen edhe shumë vende të reja pune. /KosovaPress/

 

Asnjë koment

Comments are closed.