27-09-2021

Veshjet tradiconale të rajonit të Hasit (foto)

Hasi si një krahinë etnografike rrethohet tërësisht nga ujërat e Drinit dhe të përrenjve që derdhen në të, duke e ndarë në mënyrë të dallueshme nga krahinat e tjera.

Në veri lumi Erenik e ndan nga krahina e Rekës dhe qyteti i Gjakovës. Në lindje dhe në jug, Drini i Bardhë e ndan nga Podrimja dhe Luma ndërsa në perëndim Drini i Bashkuar e ndan atë nga krahina e Malëziut dhe Skatinës.

Së fundmi në veriperëndim e ndan nga rrethi i Tropojës. Nga ana etnografike Hasi ndahet në:  Hasi i Rrafshit me 40 fshatra nga lindje; dhe Hasi i Gurit i quajtur ndryshe “Hasi i Thatë” me 24 fshatra në perëndim.

Veshjet popullore të rajonit ndërkufitar të Hasit. Veshjet popullore në rajonin ndërkufitar të Hasit janë ende të gjalla, bëjnë një jetë aktive në grup, vijnë joshëse dhe atraktive duke jetuar me ne, me kohën tonë dhe me modën evropiane. Simbolizmi i artefakteve në kulturën e veshjes së Hasit dëshmon bindshëm për një organizëm të tërë provash komunikuese brenda një sistemi vetjak të simboleve.

Këto simbole ndihmojnë në përcaktimin e elementëve kohë dhe hapësirë dhe njëkohësisht përforcojnë rolin e njeriut në krijimin e të mirave kulturore (veshja e Hasit). Për të kuptuar këto marrëdhënie apo raporte brenda këtij entiteti kulturor japin disa dukuri në këtë drejtim.

Veshja shquhet për:  një strukturë të plotë dhe organizim të mirë të pjesëve të veçanta në raport me tërësinë e kostumeve. Dallohen qartë veçoritë kombëtare, nuancat fetare, dallimet moshore dhe statusi i pozitës shoqërore për ngjarje të veçanta, etj.;  simbolikë dhe fantazi të zbatimit dhe të komunikimit të ngjyrave. Mbizotëron ngjyra e kuqe dhe ndiqen strategji për vendosjes e një ngjyre të caktuar, në pika të caktuara të një veshjeje. Strategjia e vendosjes së ndonjë motivi dekorativë me shumë simbolikë, herë-herë na rikthen në lashtësi;  kromatikë të ngjyrave, sidomos në kanac ku komunikojnë raporte “të lexueshme” artistike;  morfologji të caktuar e cila dëshmon për lashtësi por edhe për lidhjet iliro-shqiptare;  mënyrën e bartjes së veshjeve të veçanta dhe të mbulimit të kokës duke komunikuar rolin dhe funksionin e caktuar të këtij rregullimi në veshje;  Plotësim të saj me aksesorë e dekore ende aktuale dhe në përputhje me zhvillimet e përgjithshme shoqëroro-ekonomike.

Vallet e rajonin ndërkufitar të Hasit. Vallja në Has ashtu si në gjithë vendin tonë është pjesë përbërëse e jetës shpirtërore të popullit dhe një nga format më të larmishme të shprehjes së emocioneve dhe mendimeve të tij. Punimet artizanale.

Rajoni është e njohur si për kostumet tradicionale të komunave të ndryshme ashtu edhe për qilimat e punuar me dorë, sixhade, mbulesat e leshta, punën me shtiza, qëndisjet, mjetet e punës dhe instrumentet muzikore, p.sh. çiftelia.

Sipas traditës, nuset e reja duhet të përgatitnin pajën e tyre, traditë e cila ende praktikohet në disa fshatra. Për këtë arsye, në shumicën e fshatrave mund të gjenden punime të bëra me dorë si qilima apo qëndisma. Në ditët e sotme, ka shumë pak vende ku turistët mund të shohin apo të blejnë të tilla prodhime artizanale.

Në rajon ekziston një potencial i madh i rigjallërimit të muzeve etnografikë dhe zhvillimit të pikave tregtare, ku turistët mund të shohin dhe mund të blejnë prodhimet artizanale. Sot, vetëm disa punishte të krijuara në ambientet familjare prodhohen kostume tradicionale dhe sixhade për tregun vendas. Megjithatë, këto janë shumë të vogla dhe kanë nevojë për mbështetje për të rritur prodhimin dhe shitjet e tyre.

Pasuritë e mëdha etnografike dhe folklorike, e bëjnë rajonin ndërkufitar të Hasit që të dallohet nga të gjitha zonat përreth sidomos kjo në larminë e zakoneve e riteve, në veshje, në valle e në këngë, në objektet e kulturës materiale dhe në organizimin e dasmave ku spikasin lojëra të ndryshme si “loja e plakut”, “loja me kapuç”, etj. E gjithë kjo pasuri materiale e shpirtërore kërkon ruajtje dhe transmetim në brezat pasardhës duke pasur parasysh trysninë e madhe nga kulturat e tjera çka mund të çonte në venitjen e kësaj pasurie të madhe. Të gjitha këto të marra së bashku përbëjnë një arsye më të madhe për të tërhequr vizitorët me interesa kulturore. Popullsia e re dhe e emancipuar e rajonit, me arsim e kulturë dhe me njohje të gjuhëve të huaja ofron një tjetër mundësi të veçantë për zhvillimin e turizmit, pasi dihet që kjo fushë kërkon mosha të reja për t’i shërbyer e kënaqur turistët.

Shkruar nga Ma: Klementina NGJEÇI

Fotot nga redaksia

Asnjë koment

Comments are closed.