24-11-2024

Vështirësohen gjasat e Shqipërisë për të kaluar tutje me barazim ndaj Spanjës

Kombëtarja e Shqipërisë duhet të fitoj ndaj Spanjës nesër nëse do kualifikimin në raundin tjetër të Euro 2024.

Fitorja e Hungarisë në sekonda e fundit ndaj Skocisë, ka bërë që “Kuqezinjtë” të mos synojnë barazimin ndaj Spanjës, por vetëm tri pikët, shkruan Indeksonline

Momentalisht, Shqipëria është me vetëm një pikë dhe është larguar nga zona ku mund të kualifikohej nga pozita e tretë.

Pra, djelmoshat e Sylvinhos nesër duhet të synojnë tri pikë – në mënyrë që të vazhdojnë tutje në Euro 2024.

Momentalisht shtetet që mund ta sigurojnë kualifikimin nga pozitat e treta, janë: Austria, Sllovakia, Hungaria dhe Sllovenia.

 

 

Asnjë koment

Comments are closed.