26-04-2024

Vetaksident në Bishtazin të Hasit, vdes një 60-vjeçar dhe lëndohen tre të tjerë

Një person i moshës 60-vjeçare ka vdekur pas një vetaksidenti sot në fshatin Bishtazhin të Gjakovës.

Nga Policia është njoftuar se drejtuesi i automjetit e kishte humbur kontrollin mbi automjetin dhe pasi është rrotulluar me mjet në anën djathtë jashtë rrugës ka përfunduar në hendek.

“Të gjithë të lënduarit në aksident (vozitësi dhe tre pasagjerët janë dërguar në spitalin rajonal në Gjakovë). Fillimisht sipas mjekëve të gjithë të lënduarit kishin lëndime të lehta trupore dhe me vetëdije, mirëpo pas një kohe mjeku kujdestar ka njoftuar se një nga te lënduarit rreth moshës 60-vjeçare ka vdekur. Në lidhje me rastin është njoftuar edhe Prokurori I shtetit dhe hetimet e trafikut rajonal janë duke u marrë me hetimin e rastit”, thuhet në njoftim.

Asnjë koment

Comments are closed.