16-04-2024

Vetaksident në Prizren: Lëndohet shoferi dhe 4 të tjerë

Në një vetaksident në Prizreni, derisa drejtuesi i automjetit ka humbur kontrollin, duke goditur bankinën dhe derën e hyrjes së parkingut, raporton Gazeta e Prizrenit.

Rasti ka ndodhur dje në rrugën “Ekrem Rexha. Referuar policisë, përveç dëmeve material, lëndime ka pësuar drejtuesi i veturës dhe 4 pasagjerët që ishin në veturë.

“I dyshuari mashkull kosovar derisa po drejtonte veturën e tij duke mos ju përshtatur kushteve të rrugës dhe lëvizjes ka humbur kontrollin dhe ka goditur bankinën dhe derën e hyrjes së parkingut. Si pasojë e vet-aksidentit përveç dëmeve materiale lëndime ka pësuar drejtuesi i veturës dhe 4 pasagjerët që ishin në veturë. Të lënduarve ju ofrohet tretmani mjekësor dhe më pas  lirohen në shtëpi”, thuhet në raportin e PK-së. /GazetaePrizrenit. net/

Asnjë koment

Comments are closed.