25-04-2024

Xhabir Hamiti dhe Don Lush Gjergji: Së pari kemi dhenë e pastaj fenë

Profesori i studimeve islame Xhabir Hamiri ka postuar një fotografi me priftin katolik Don Lush Gjergji duke dhënë mesazh se shqiptarët e feve të ndryshme bashkëjetojnë në paqe.

Hamiti ka shkruar se të krishterët dhe myslimanët së pari kanë kombin e pastaj fenë.

Lexo Edhe:

Kallëzim penal ndaj Drejtorisë së Arsimit në Prizren nga një qytetare (Dokument)

“Të krishterë e myslimanë, ne shqiptarët kemi një vatan, një gjuhë e një dhe. Së pari kemi dhenë e pastaj fenë. Ata që na shohin ndryshe e mundohen të ndajnë, janë armiqë të Zotit e të kombit tonë”, ka shkruar ai.

Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë ka publikuar aktakuzën ndaj ish-eprorëve të UÇK’së, Hashim Thaçi, Kadri Veselit, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi ku mes tjerash thuhej se UÇK’ja ka vrarë shqiptarë të besimit katolik, për të cilën pati reagime dhe kritika të ashpra në Kosovë./Express/

Asnjë koment

Comments are closed.