18-04-2024

Vetaksident në Suharekë, lëndohet motoçiklisti

Një vetaksident trafiku ka ndodhur dje pasdite në fshatin Shirokë të Suharekës.

Sipas policisë, i dyshuari duke drejtuar motoçikletën pa targa humb kontrollin dhe del jashtë rrugës.

“Si pasojë shkaktohen dëme materiale në motoçikletë dhe lëndime ka pësuar pasagjeri mashkull K/Shqiptar. I lënduari ka marrë tretman mjekësor dhe pas tretmanit lirohet për në shtëpi”, bën të ditur policia.

Rasti procedohet në mënyrë të rregullt./GazetaePrizrenit.net

Asnjë koment

Comments are closed.