03-11-2026

Arrestohet pronari që inskenoi vjedhjen në një poligon

Hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, në bashkëpunim e koordinim me Prokurorinë Themelore në Gjakovë, kanë trajtuar rastin e paraqitur më 30.10.2026, si ‘vjedhje e rëndë’, të ndodhur në një depo (poligon) armësh në Gjakovë.

Në vazhdën e hetimeve të rastit, hetimet kanë rezultuar me ngritjen e dyshimit të arsyeshëm se raportimi i pronarit të depos-poligonit, ka qenë inskenim i vjedhjes dhe se armët në këtë poligon të licencuar janë keqpërdorur përkatësisht janë shitur për palët e treta nga vet pronari i poligonit.

Më qëllim të sigurimit të  provave shtesë lidhur me dyshimet për kryerjen e veprave penale ‘Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse’ dhe ‘Deklarimi i rremë’, sot më 03.11.2026 njësitet policore  nga Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve Rënda, në koordinim me PTH- Gjakovë kanë zhvilluar kontroll në 3 lokacione në rajonin e Gjakovës.

Është arrestuar i dyshuari V.C., mashkull kosovar, dhe janë sekuestruar dëshmi të cilat do të përdorën në procedurën penale. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit nga PTH-Gjakovë i caktohet masa e ndalimit për 48 orë.

 

Asnjë koment

Comments are closed.