23-11-2024

Vetëm 16 lindje për 3 ditë në Prizren

Raporti i lindjeve për tri ditët e shkuara në Spitalin e përgjithshëm “Prim.Dr.Daut Mustafa ” Prizren,  reparti obstetrik (salla e lindjes):

Numri i përgjithshëm i lindjeve për të premten, të shtunën dhe të dielën ka qenë 16.

Për dallim nga herët tjera kur pas pasur më shumë raste të lindjeve,  gjatë fundjavës që sapo lamë pas numri i lindjeve për tri ditë ka qenë vetëm 16 sosh. Kaq lindje zakonisht ka brenda një dite në Prizren, shkruan “gazetaeprizrenit.net”

Nga 16 foshnjat e lindura, 7 kanë qenë meshkuj, ndërsa 9 femra.

Prej numrit të përgjithshëm të lindjeve, 5 sosh kanë qenë me operacion.

Asnjë koment

Comments are closed.