14-04-2024

Vetëm në muajin janar u morën 137 milionë euro kredi në Kosovë

Vetëm në muajin janar, sipas Bankës Qendrore të Kosovës u morën 137. 9 milionë euro kredi në bankat komerciale.

Për investime shtëpiake, e për blerjen e gjërave elementare, Enver Hoti i ishte drejtuar bankës.

Në njërën nga bankat komerciale, ai kishte marrë kredi për t’i realizuar kërkesat që ka.

Madje edhe djali tij ka marrë kredi për 25 vjet, për ndërtimin e shtëpisë

“Të gjithë kemi, duke filluar prej gjërave elementare të shtëpisë e deri të kompletimi i shtëpisë. Kredi shumicën i kemi përfunduar, vetëm djali i ka edhe 15 vjet për ndërtimin e shtëpisë, pra non- stop jemi kredi deri në fyt”, thotë Enver Hoti-qytetar.

Paga të cilën e merr, sipas Hotit është e pamjaftueshme dhe për këtë janë të detyruar të marrin kredi bankare, të cilën e paguajnë me një çmimi goxha të lartë.

“Nëse flasim për pagë, paga nuk është as për mbijetese, e kredinë e paguajmë dyfishtë e tre fshitë, por pa të nuk bënë. Për momentin djali paguan 700-750 çdo muaj. E kemi për 25 vjet se t’kish qenë për 15 vjet e kishim harru”, thotë ai.

E njëjtë si Hoti vepruan edhe shumë qytetarë të tjerë në Kosovë.

Vetëm në muajin janar, sipas Bankës Qendrore të Kosovës u morën 137. 9 milionë euro kredi në bankat komerciale.

Kryetari i Odës Ekonomike , Lulëzim Rafuna tregon arsyet që po i shtyn kosovarët të marrin kredi.

“Inflacioni qytetarëve të Republikës së Kosovës ia ka humbur vlerën për para. Nëse me herët një shportë familjare e ke ble me 500 euro, para dy viteve, në vitin e kaluar nuk ke pas mundës me 500 por me 700. Kurse pagat nuk janë rritur prandaj qytetarët janë detyruar të hyjnë në kredi”, shprehet kryetari i OEK.

Ai kërkon nga Qeveria e Kosovës të marrë veprime konkrete që t’ia lehtësojë jetën qytetarëve.

“Është një alarm për institucion qendror për të parë se ku është arseje dhe ku është sfida për qytetarët të Kosovës në mënyrë që më marrë veprim që më ia lehtësua jetën qytetarëve të Kosovës. Kjo mund me u bo në dy mënyra përmes politikës fiskale si dhe përmes rritjes së pagave në sektorin publik që menjëherë kishte tërheqë një rritje në sektorin privat”, ka thënë Rafuna.

Por ka edhe nga ata qytetarë të cilët për arsye fetare e disa nga pamundësia për ta paguar, nuk marrin kredi.

“Jo nuk kam kredi, edhe ashtu është haram me pas, por edhe jam me social, dhe nuk kam mundësi”, Sara Hoti qytetare.

“Interesat e mëdha bankare që janë këtu të lodhin, çka të mundet njeri është mirë me bo pa kredi është mirë”, thotë Nazmi Gashi.

Sipas raportit të BQK-së, norma mesatare e interesit të kredive për muajin janar ishte 6.38%./teve1

Asnjë koment

Comments are closed.