Veteranët e rrejshëm mund të dënohen nga 6 muaj deri në 2 vite burgim
Mbi 22 milionë euro vlerësohet se e kanë dëmtuar buxhetin e Kosovës veteranët e rrejshëm vetëm gjatë periudhës janar – korrik të këtij viti nëse konfirmohen pretendimet e prokurorit të dorëhequr Elez Blakaj se në listat e veteranëve janë mbi 19 mijë veteranë të rrejshëm.
Analisti politik Ramush Tahiri ka treguar se nëse konsiderohet se ka veteranë të rrejshëm dhe veprën që kanë bërë ata është penale, atëherë ata mund të dënohen me një ose dy vjet burgim.
Sipas tij, momentalisht nuk është mbajtur asnjë proces ligjor ndaj askujt, as ndaj atyre që i kanë bërë listat dhe as ndaj atyre që kanë fituar.
Tahiri ka shtuar se lloji i veprës përcaktohet nga gjykata, e cila pastaj vendos se çfarë mase merret ndaj veteranëve.