Veteranët: Kosova – Turqia 3:2
Në kontekstin e shënimit të 17 Shkurtit-Ditës së Pavarësisë së Kosovës, sot në stadiumin e qytetit të Prizrenit, përfaqësuesja e Kosovës zhvilloi ndeshje miqësore me përfaqësuesen e Turqisë.
Në faqen zyrtare të Lirisë, thuhet se veteranët e Kosovës dëshmuan se futbolli në Kosovë është luajtur qysh herët, pasi ata shënuan fitore me meritë ndaj mysafirëve nga Turqia me rezultat 3:2.
Para fillimit të takimit u intonua himni i të dyja shteteve. Takimi u zhvillua nëpër mot tejet të përshtatshëm për lojë. Të pranishëm në tribunat e stadiumit ishin një numër i konsiderueshëm dashamirës të futbollit.
Shteti mik i Turqisë tregoi respekt me pjesëmarrjen në përvjetor feste./GazetaePrizrenit.net/