Vetëtima djeg një objekt në Malishevë, vërshime edhe në Rahovec

Pasditen e sotme ka pasur reshje të mëdha në komunën e Malishevës.

Për shkak të vetëtimës atje është djegur edhe një lokal, njofton Klan Kosova.

Reshje të madha ka pasur edhe në Rahovec, si pasojë ka pasur edhe vërshime si dhe vështirësi në komunikacion.